e Martë, 07-Mai-2024, 04.15.00

Mirё se vini nё Kёrcovё

Login:
Passwort:
Mini chat
Per me shtuar koment, duhet te regjistrohesh!
Statistika


Gjithsej online: 1
Mysafir: 1
Antar: 0

IP:3.133.12.172

Antar online:=>Mysafiret


Facebook
Kyqu
Mysafir

PM:

Ju jeni:
Mysafiret
Dita:e Martë

Tundaqeta Mysafir !
E-Mail:
Passwort:
Ora

Archiv der Einträge
UskanaGenthos

Text Kengesh Shqip

Nje kenge e vjetur nga Kercova
 OJ E MEIR ÇI SHKON ME LA 

 Oj e meir çi shkon me la,
Ka trei ditë çi s´të kum pa;
Mo´ pre buka, s´ën e ha,
Mo´ pre ujti, s´ën e pei,
M´ o´ moush menja pa tay s´ën rrei
Sot kum dalë, tha, në megdon,
Atey xheta shoçin ton,
Mas atij të çova selom:
N´pyetç për mau, shnosh e meir jom,
Xhi nji qetër se për tey nuk jom.

Nga fshati Tuhin — Kërçovë



Kenga e Qafes - Sulltanes - Variant i Zajazit


Keto komita, jalla, c`jan termou

Njer ne Cafe derrat dun me shku

Burrat e Cafes, jalla i kan termou

Ne shpi t`Mazlamit, jalla, dun me i cou,vaj

Na duel Sulltana besa n`at dollap

Na ju ra durve, cycja, me t`perflake

-Cycja bre nen, ene ,ne te bohet nji xhak

N`bohet nje xhak mori nane, nje xhak i zi

Ne vriten burra, ne priten grani, vaj 10

Cù kthy Sulltana, heyni ne shpei

Naj mori gershenet cycja, i shtiu ne ne xhi

Na dul Sulltana besa, moun mor ne shkalle

-Gajret bre date mos u lidh i gjalle-e

Ty be Sulltana s`ta le xhakun pa mare, vaj

-Gajret Sulltane he Zoti mo t`frykt

Se bashke me daten ne shkojme shehit!

Kecei Sulltana bes, dul more ne leme

Ja guli komitit besa ne xhabadan

Ja citi derrit, besa, tej more m`at ane, vaj

Hiken komitat, besa, tu qellu mrapa

Hikni bre shoke se na faroj Cafa

Na faroj, jimi te marrou

Sa nje tre vete mor naj ka vramun nji gru, vaj

Gajrét Sulltane, moj e bije xhalit

sa meir ja bone, moj, xhalit Mikajlit

Oj, bre, erdh haberi, mor ne karakolle

Ne karakolle besa n`ate Gostivare

Caj Mazllam Cafa bon treimnei-o me gra, vaj.

KANË FLIJUAR JETËN



(U kushtohet legjendarëve të Kërçovës
Që ranë heroikisht për Shqipërinë Etnike )



Ndër breza armiqve
U kalben gurmazët
Kur n’ Zabel Kuvendet
Mbajnë – Mefail Zajazët !

Njëri – sy shkëndijë
Mban shikim n’ Drenovë !
Tjetri nga Qelojca –
Hapin – në Kërçovë !

Pas tyre kaurrët
Vërdallë shkojnë rrëpinës,
Në komandim të Tempos
Vrapojnë bijtë e shkinës !

Por, thyhen e vdesin
Gjithkund nëpër shkurra !
Kur nga majë e Shqipes –
Dëgjojnë : Me dorë o burra !

Dhe prijnë Mefailët
Trimat zemër –guri,
U bëjnë ballë zaptuesve
Të mbrohet sinuri !

Shqipja e Skënderit
Valon tek Kalaja,
Dridhen bijtë e shkinës
Plasin ndër ograja !

Kërçova të robërohet !
Zajazi të shembet !
S”lejojnë Bijtë e Ballit
Syri kurrë s’u trembet !

Dhe hidhen në luftë
Kundër pansllavisë
Që coptonte kombin
Dhe trojet e Shqipërisë !

Dalin prapë nga shekujt
Dalin prapë jehonë !
Në Zabel mbajnë Kuvendin :
-At Dheun tonë mbrojmë !

Skenderbe - i Madhi,
I pamposhtur kurrë !
Mic Sokol – i vogëli
Digjet për Flamur !

Dhe luftëtarët e Ballit
Tek u rrijnë rrethuar !
-Jo ! Trimat nuk thyhen,
Jetën kanë flijuar !

Kanë flijuar jetën
T’u prijë për liri !
Ne nuk jemi sllavë,
Por, shqiptarë – Shqipëri !

__________________